Hetimi për tenderat e oksigjenit/ Dyshohet se 12 persona kanë kryer shkelje për miliona euro, një administrator ankohet në kushtetuese

Hetimi për tenderat e oksigjenit/ Dyshohet se 12 persona kanë kryer shkelje për miliona euro, një administrator ankohet në kushtetuese

Kur SPAK ka intensifikuar hetimet, duke dyshuar deri më tani 12 persona se kanë shkelur tenderat në fushën e shëndetësisë për çështjen e oksigjenit mjekësor, njëri nga administratorët e shoqërive nën hetim i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për Vladimir Vladimirov, i lakuar prej 2021, kur edhe është hapur dosja në SPAK, i cili, pas kontrolleve të SPAK dhe bllokimit të telefonit, këmbëngul në Gjykatën Kushtetuese se i janë cënuar të dhënat personale. Në këtë kërkesë, Vladimirov kërkon që Gjykata Kushtetuese të urdhërojë SPAK-un të asgjësojë komunikimet dhe të dhënat personale të përftuara nga këqyrja në telefonin e tij dhe që nuk janë objekt i hetimit. Kërkesa e Vladimirov është e radhës këtu në Gjykatën Kushtetuese dhe vjen në kohën kur SPAK, në tre...