Don Xhoni shtyn publikimin e këngës së re, shkak tragjedia në familjen e Gjestit

Don Xhoni shtyn publikimin e këngës së re, shkak tragjedia në familjen e Gjestit

Showbiz E Premte, 26 Shtator 2025 19:27 Reperi Don Xhoni ka njoftuar se publikimi i këngës së tij të re nuk do të bëhet sot, për shkak të ngjarjes së rëndë që goditi familjen e reperit Besart Kelmendi-Gjesti. ”Për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotit që përfundoi me fatalitet, kënga nuk do publikohet sot. Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut Gjestit, Zoti ju dhashte forcë dhe durim. Projekti publikohet nesër n’18:00”,-ka shkruar ai.