Video/ Tension në OKB, dhjetëra delegatë braktisin sallën kur Netanyahu ngjitet në podium për të folur për Gazën

Video/ Tension në OKB, dhjetëra delegatë braktisin sallën kur Netanyahu ngjitet në podium për të folur për Gazën

Fjalimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk kaloi pa tensione. Dhjetëra delegatë u larguan nga salla në mënyrë demonstrative, në momentin që ai mori fjalën në podium. Pamjet nga salla tregojnë një numër të konsiderueshëm përfaqësuesish ndërkombëtarë që braktisin sallën në heshtje, në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të Izraelit dhe luftës në Gaza. Ndërkohë, disa të tjerë e pritën fjalimin me duartrokitje, duke reflektuar polarizimin e thellë që ka shkaktuar ofensiva ushtarake izraelite që nga 7 tetori 2023. Për shkak të zhurmës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, kryetari i seancës ndërhyri disa herë, duke bërë thirrje për qetësi me fjalët: “Ju lutem, ruani rendin në sallë!”, ndërsa godiste tavolinën me çekiçin e tij ceremonial. Happening now at the...