Kodi i ri Penal, Lamallari pret përfaqësueset e Këshillit të Europës: Proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent

Kodi i ri Penal, Lamallari pret përfaqësueset e Këshillit të Europës: Proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti sot në një takim dy përfaqësuese të Këshillit të Europës, Lilja Gretarsdottir, drejtuese e Departamentit të të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Bashkëpunimit Ligjor dhe Giulia Re, drejtuese e zyrës së KiE në Tiranë. Në njoftimin pas takimit, Lamallari thotë se mes çështjeve të diskutuara krahas prezantimit të prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë në Programin Qeverisës 2025-2029, ishin edhe ndryshimet që do të bëhen në Kodin e ri Penal. “Çmojmë shumë ekspertizën e lartë të Këshillit të Europës në hartimin e Kodit të ri Penal, për të cilin kemi nisur tashmë një proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent”, thotë Lamallari. Deklarata e plotë: Kënaqësi të prisja sot në një takim znj. Lilja Gretarsdottir, drejtuese e Departamentit të të Drejtave të...