Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ I akuzuar nga GJKKO si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 36-vjeçari në Shëngjin
Është vënë në pranga në Shëngjin një 36-vjeçar i akuzuar nga GJKKO si pjesë e një grupi kriminal. Në pranga ka rënë shtetasi Fredi Pali, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më datë 11 prill 2023, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Fredi Pali akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”. Nga hetimet rezulton se Fredi Pali ka qenë pjesë aktive e një grupi kriminal, që vepronte në fushën e trafikut të narkotikëve,...