E rëndë/ Ndërron jetë në aksident me motor vëllai i Gjestit

Gjesti

PEJË- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është plagosur rëndë. Viktima dyshohet të jetë Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti.
Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.
Nga ana tjetër policia ende nuk ka dhënë një komunikatë zyrtare për shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij./ZËRI