Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shqipëria në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh
Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se Shqipëria është ngjitur në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në vitin 2025. Sipas indeksit prestigjioz National Cyber Security Index (NCSI), Shqipëria është rritur me 39 pozicione krahasuar me vitin 2023. “Një tjetër arritje për Shqipërinë në fushën e sigurisë kibernetike! Sipas National Cyber Security Index (NCSI), vendi ynë është renditur i 15-ti në botë për vitin 2025 – një ngritje të rëndësishme prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023! Ky sukses reflekton punën intensive në: Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional Forcimin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike Rritjen e ndërgjegjësimit publik Mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të dhënave personale Me 85 pikë të plota në NCSI, Shqipëria tregon se...