fran marashi
TIRANË- Gjykata e posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit, i akuzuar për masakrën e Urws Vajgurore në vitin 1997. Në mars të 2025, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm, Fran Marashin.
Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e datës 17 qershor 1997, ku u vranë katër punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e Policisë së Shtetit po ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur janë qëlluar me armë 150-200 metra larg vilës së Protoduarëve. Dëshmitarët okularë kanë dëshmuar në gjyq se mbi blindin e policisë janë hedhur shishe me lëndë djegëse nga Lek Lorja e Fran Marashi që kanë hipur në tank. Marashi momentalisht ndodhet në Regjimin e Posaçëm “41-bis”./ZËRI
