Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Plane për fundjavën? Ja si pritet të jetë moti
Fundjava pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe rënie temperaturash. Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja, deklaroi se reshjet do të jenë më të përqendruara në jug dhe juglindje të vendit, ku priten edhe rrebeshe, ndërsa më të pakta do të jenë në veri dhe në qendër, përfshirë edhe Tiranën. “Do të kemi reshje, më të shumta do të jenë në jug dhe juglindje, ku do të ketë rrebeshe. Më pak reshje do të ketë veriu dhe qendra, përfshirë edhe kryeqytetin. Edhe e shtuna dhe e diela, ndonëse në orët e paradites do të jenë kryesisht me kthjellime, pjesa e dytë e ditës do të ketë zhvillim të vranësirave, duke sjellë reshje, herë pas here edhe rrebeshe”, u shpreh Porja. në një deklaratë...