Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Pronari i “Monopol” porositi ekzekutimin, si nisi hasmëria mes dy fiseve në Burrel
Janë identifikuar të dyshuarit qe u implikuan në vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020. Njëri nga personat që konsiderohet si urdhëruesi është Aurel Hoxha, pronari i barit “Monopol” në Tiranë. Tre të tjerë ndërkohë janë shpallur në kërkim. Klevis Lleshi, 21 vjeç nga Burreli, u rrëmbye, u vra dhe u zhduk pa gjurmë. Eshtrat e tij u gjetën disa muaj më vonë në fshatin Shpërdhet të Kurbinit. Motivet dyshohen për hakmarrje mbas vrasjes së Agim Hoxhës në Britani. Ai u gjet i vrarë dhe i djegur në makinën e tij. Për këtë ngjarje u dënua me 32 vite burg Arben Lleshi, mik dhe bashkëpunëtor i viktimës në Londër. Pas kësaj, fisi Hoxha nisi hakmarrjen ndaj pjesëtarëve të familjes Lleshi....