Shtëpia e Bardhë mbështet planin për Tony Blair si drejtues të një administrate kalimtare në Gaza, reagime të forta në shtetet arabe

Shtëpia e Bardhë mbështet planin për Tony Blair si drejtues të një administrate kalimtare në Gaza, reagime të forta në shtetet arabe

Shtëpia e Bardhë po mbështet një plan të ri për krijimin e një autoriteti ndërkombëtar kalimtar në Rripin e Gazës, i cili do të drejtohej nga ish-kryeministri britanik Tony Blair, raportojnë mediat izraelite. Plani, që është modeluar sipas administratave të përkohshme në Timor-Leste dhe Kosovë, parashikon që Blair të marrë rolin e autoritetit më të lartë politik dhe ligjor në Gaza për një periudhë deri në pesë vjet. Ky autoritet i ri do të quhet Gaza International Transitional Authority (GITA) dhe fillimisht do të ketë selinë në El-Arish të Egjiptit, me synimin që më pas të vendoset në vetë Gazën, i shoqëruar nga një forcë shumëkombëshe me mandat të Kombeve të Bashkuara, e përbërë kryesisht nga shtete arabe. Plani, i cili duket se përjashton në...