“Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit”, zëdhënësja e Metës ironizon Silva Cakën: S’ndalojmë askënd të lëpijë ku ka pështyrë

“Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit”, zëdhënësja e Metës ironizon Silva Cakën: S’ndalojmë askënd të lëpijë ku ka pështyrë

Pas emërimit si zëvendës ministre e Brendshme të ish-deputetes dhe aleates së Ilir Metës në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ka reaguar zëdhënësja e ish-presidentit Meta. Jasmilla Memelli ka ndarë në Facebook një video të vjetër të Cakës, ku deklaronte se njerëzit që janë bashkuar PS janë rekrutuar nga Edi Rama dhe se ‘kanë gjetur tenxherja kapaku’, duke shtuar se kjo e fundit ka ‘lëpirë aty ku ka pështyrë’. “Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet. Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet. As të nëpërkëmbë edhe gjakun e...