viktimat
ARGJENTINË-Një përdhunim, torturë dhe vrasje e tmerrshme e tre vajzave u transmetua drejtpërdrejt në TikTok në Argjentinë. Një nga viktimat, Lara Gutierrez, ishte vetëm 15 vjeç. Dy të tjerat janë identifikuar si Brenda del Castillo, 20 vjeç, dhe Morena Verdi, 21 vjeç.
Ministri i Sigurisë së Buenos Airesit, Javier Alonso, ka konfirmuar se trupat e pajetë të Brenda del Castillo, Morena Verdi dhe Lara Gutiérrez, të cilat ishin raportuar të zhdukura të premten, janë gjetur të groposura në oborrin e një shtëpie në një zonë periferike të kryeqytetit, raportojnë mediat e huaja.
Vajzat u akuzuan për vjedhje kokaine nga një bandë droge. Policia beson se ato u joshën si të ftuara për një “festë’ dhe shkuan në një shtëpi në periferi të Buenos Aires, kryeqytetit të Argjentinës, rreth 20 milje larg shtëpive të tyre. Automjeti me të cilin u morën vajzat ndodhej 100 metra larg shtëpisë, i ishte vënë flaka dhe ishte djegur plotësisht.
Më pas tre të rejat iu nënshtruan u torturuan dhe u vranë në atë që po etiketohet si një “vrasje hakmarrjeje”, që dyshohet se është orkestruar nga kreu i bandës. Bosi i krimit, i identifikuar si një shtetas peruan i cili mendohet se është larguar nga vendi, thuhet se urdhëroi vrasjen e tyre si një “paralajmërim” për të tjerët. Deri më tani janë arrestuar katër persona. /ZËRI
