Bardhi: SPAK ka regjistruar procedim penal për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës

Bardhi: SPAK ka regjistruar procedim penal për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës

Kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha sot se impianti fotovoltaik në digën e Zadejës është një aferë korruptive dhe se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet në lidhje me këtë aferë. Bardhi shkruan se “impianti fotovoltaik në Digën e Zadejës me vlerë 8 milionë euro është një aferë korruptive për të cilën kam bërë kallëzim penal dhe SPAK ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal nr. 226/2024”. Për të ky është procedimi i katërt penal që regjistrohet, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogorasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy anijet për prodhimin e energjisë në Vlorë. “Tashmë i takon prokurorëve të SPAK të dëshmojnë nëse kanë forcën të ndëshkojnë aferat korruptive”, shkruan Bardhi...