Ministrja Ibrahimaj në Abu Dhabi: Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit

Ministrja Ibrahimaj në Abu Dhabi: Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot nga Abu-Dabi (Abu Dhabi) se “Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit”, ndërsa për këtë qëllim po vendos partneritete me kompani lidere në fushën e inteligjencës artificiale. Ibrahimaj po zhvillon një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me drejtuesit e MGX, një prej kompanive më inovative në fushën e inteligjencës artificiale dhe transformimit digjital në Lindjen e Mesme. Në këtë vizitë pune ministrja Ibrahimaj shoqërohej nga drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), Elira Kokona, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, si dhe Gjergji Taho nga DURANA Tech Park. Ibrahimaj informoi se në takim u diskutua për mënyrat si...