Rikthimi në burg pas skandalit seksual! Safet Gjici kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë e lë në qeli

Rikthimi në burg pas skandalit seksual! Safet Gjici kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë e lë në qeli

Safet Gjici TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që e dënonte atë me 3 vite burg, pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar. Gjici kërkonte prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor 2024, dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit pasiv”. Ai u dënua fillimisht me 4 vite e 6 muaj burg për një aferë seksuale që ndodhi në ambientet e Bashkisë Kukës me Alma Kaçin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi ulje të dënimit në 3 vite. Ndërkohë, edhe Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale të “korrupsionit...