Marrëveshja e koalicionit gjerman/ Zhulali: S’ka rrugë të shkurtër për në BE…

Pas zbulimit të marrëveshjes nga Syri.Net të koalicionit gjerman, ku një ndër pikat kryesore është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit, ka reaguar kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali.

Në një postim të bërë në rrjete sociale, Zhulali shkruan se tashmë nuk ka më një rrugë të shkurtër për në BE, ashtu sikurse po ‘e shet’ kryeministri Rama.

Postimi në FB, i kandidates për deputete Ilda Zhulali:

Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE – dy lajme nga Gjermania:

1. Koalicioni i ri qeverisës në Berlin kërkon reformim të thellë të strukturës dhe vendimmarrjes në BE para se të pranojë anëtarë të rinj.

2. Nëse konfirmohet, Johan Ëadephul do të jetë ministri i ri i jashtëm gjerman. Në Shqipëri, ai njihet si autor i 9 kushteve të Bundestagut, që më pas u bënë 15 – dhe mbetën të paplotësuara. Ëadephul kërkoi zbardhjen e krimeve zgjedhore (Dosjet 184 & 339), garantimin e zgjedhjeve të lira, dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit!

Pas seancës së djeshme në Parlamentin Europian dhe lajmeve të sotme nga Gjermania, Edi Ramës i ka mbetur në dorë pasaporta biometrike që realizoi Partia Demokratike 15 vjet më parë, dhe dështimi fatal i qeverisjes së tij 15 vjet më pas.