VIDEO/ Ish-presidenti u dënua me 5 vite burg, Carla Bruni sulmon mikrofonin e medias

VIDEO/ Ish-presidenti u dënua me 5 vite burg, Carla Bruni sulmon mikrofonin e medias

Bota E Enjte, 25 Shtator 2025 16:53 Carla Bruni, ish-Zonja e Parë e Francës, i qëndroi pranë burrit të saj Nicolas Sarkozy, pasi këtë të enjte ai u dënua me pesë vjet burg për konspiracion kriminal në lidhje me marrëveshjet me Libinë. Pas shpalljes së vendimit, Bruni reagoi ashpër ndaj një gazetari të medias investigative Mediapart, organi që zbuloi për herë të parë këtë aferë. E revoltuar, ish-zonja e parë e Francës iu afrua gazetarëve dhe i hoqi logon e Mediapart (sfungjerin) nga mikrofoni, të cilën më pas e hodhi në tokë, duke shprehur hapur zemërimin e saj ndaj kësaj medie. Ky veprim erdhi menjëherë pas vendimit gjyqësor, që ka shkaktuar jehonë të madhe në opinionin publik dhe në skenën politike franceze.