Ekspozita me libra fetarë në Korçë, më i vjetri ungjilli i shenjtë i Kishës së Ristozit i vitit 1737

Ekspozita me libra fetarë në Korçë, më i vjetri ungjilli i shenjtë i Kishës së Ristozit i vitit 1737

Botime religjioze të cilat datojnë nga shekulli XVIII- fillim të shekulli XX janë ekspozuar për herë të parë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Pjesë e koleksionit me 25 botime kryesisht ungjij të gjetur në kishat e vendit është edhe Ungjilli i Shenjtë i Kishës së Ristozit i cili daton në vitin 1737 dhe është më i vjetri prej tyre.  Në ekzistencën dhe ruajtjen e këtyre botimeve religjioze një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe filantropët  korçarë të cilët i  kanë dhuruar ato për kishat apo për fondin e muzeut Për studiuesin Pandi Bello kontributi i filantropëve korçarë në botime mbetet një prej aspekteve kryesore që i ka shërbyer ruajtjes së identitetit kombëtar në Shqipëri Ekspozita e re në Muzeun Kombëtar të Artit...