Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
(VIDEO) Policia e Tiranës intensifikon kontrollet rrugore: 59 gjoba për shkelje në rrethrrotullime dhe parakalime të rrezikshme
Gjatë 72 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle të përqendruara në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane, me qëllim garantimin e sigurisë dhe disiplinës në qarkullim. Gjatë verifikimeve janë vendosur 59 gjoba ndaj drejtuesve që nuk respektuan radhën në rrethrrotullimet e Selitës dhe Liqenit të Thatë, kryen parakalime të rrezikshme në Rrugën e Arbrit apo parkime të gabuara. Në një rast, një automjet rezultoi me 40 masa administrative të papaguara dhe u shoqërua nga mjet ngritës. Policia njofton se kontrollet do vijojnë për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar një lëvizje të sigurt në kryeqytet. Drejtuesit e mjeteve u bëhen thirrje të respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.