Vodhën një mjet bujqësor në Vlorë, identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuarit

Vodhën një mjet bujqësor në Vlorë, identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuarit

Vlorë/Vijon puna e strukturave të Komisariatit të Policisë Vlorë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhën një mjet bujqësor në fshatin Panaja, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pasurisë, identifikuan dhe bënë ndalimin e dy autorëve të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Panaja, konkretisht shtetasve:• L. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë;• N. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, më datë 24.09.2025, në fshatin Panaja, pasi kishin vjedhur një mjet bujqësor për punimin e tokës (frezë), të cilin po e transportonin...