Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
SIGAL i Avni Ponarit merr paratë dhe nuk paguan dëmet! Shifrat zbulojnë skandalin në tregun e sigurimeve
Tregu i sigurimeve në Shqipëri po përballet me një degradim alarmant: qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për sigurimet motorike, ndërsa dëmshpërblimet që u kthehen në raste aksidentesh janë në rënie të vazhdueshme. Në qendër të këtij fenomeni që ka shpërfillur interesin publik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi rolin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, qëndron SIGAL, kompania që mbledh më shumë të ardhura në treg, por që rezulton edhe kampion i dëmeve të papaguara, sidomos pasi ka kaluar sërish nën kontrollin e plotë të Avni Ponarit. Të dhënat zyrtare tregojnë se pavarësisht rritjes së të ardhurave, ajo paguan gjithnjë e më pak dëme, duke lënë pezull qindra të siguruar, në një skemë që po kthehet në ngarkesë të rëndë për konsumatorët dhe fitim të madh...