Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama ia beson Tiranën Belinda Ballukut: Do të drejtojë fushatën për Bashkinë e Tiranës
Kryeministri Edi Rama ia beson Tiranën zëvendëskryeministres Belinda Ballukut për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen së shpejti në kryeqytet. Balluku do të drejtojë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë. Gjatë mbledhjes së një dite më parë, kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që t’ia besojë Ballukut kryeqytetin, pas fitores së suksesshme që korri në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Fierit. Lidhur me këtë lajm deri më tani nuk ka një reagim zyrtar, mirëpo burime për mediat nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme ku kryeministri Rama mblodhi ministrat dhe deputetët socialistë të Tiranës. Belinda Balluku, pas Edi Ramës, mbetet motori elektoral që prodhon vota për PS-në. Të gjitha sondazhet tregojnë se kandidatja...