E rëndë në burgun e Fierit, i dënuari për vrasje tenton që të arratiset (Emri)

bledar selmanaj tenton arratisjen

FIER- Një prej të burgosurve në burgun e Fierit ka tentuar që të arratiset nga qelia. Bledar Selmanaj, i dënuar për vrasjen e Xhulian Bullarit, ka tentuar që të arratiset nga qelia ditën e djeshme, gjatë kohës që ishte nxjerrë për ajrim nga gardianët. 
Në momentin që ka tentuar të largohet nga zona e ajrimit, Selmanaj është pikasur nga një prej gardianëve të burgut. Kjo është hera e tretë që i riu nga Vlora tenton arratisjen nga qelia.
Selamanaj i mori jetën shokut të tij, pas konflikteve që kishin për një sasi lënde narkotike, ngjarje e ndodhur kjo në Gusht të vitit 2021. 
Xhulian Bullari u gjet i vdekur në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip ‘Fiat Punto, ku sipas ekspertizës ai ishte qëlluar me tre plumba nga pasagjeri, ku njëri prej tyre e ka kapur në kokë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.  
Viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj. Viktima, Xhuliano Bollari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë.
Sipas dëshmisë që vetë Selmanaj dha asokohe pas arrestimit, konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që Bullario i pagoi me euro false. Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli./ZËRI