‘Të gjitha bashkitë duhet të shkojnë në zgjedhje’/ Haxhimali: 1/3 e të zgjedhurve vendorë të hetohen nga SPAK, kanë probleme me integritetin e korrupsionin!

 

Për Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Bashkitë, Agron Haxhimali me zgjedhjet e parakohshme vendore në 6 bashkitë e vendit, kryeministri Edi Rama ka hapur telashe të tjera, pasi edhe nga një hulumtim që ky institut ka bërë më 2024, rezulton se 1/3 e të zgjedhurve vendorë kanë probleme me integritetin dhe që janë ‘pretendentë’ për t’u hetuar nga drejtësia e SPAK.

Në një intervistë për emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Haxhimali tha se nuk ndërtohet arkitektura e një shteti përmes dorëheqjesh e shkarkimesh në pushtetin vendor, kur është vetë mazhoranca ajo që e destabilizon atë.

Sipas Haxhimalit, Bashkitë kanë nevojë për destabilitet, pasi krijohet një klimë konfliktuale për qytetarët dhe një mungesë paqeje sociale.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se ‘patronazhistët mezi presin hakmarrjen’, Haxhimali e konsideroi të turpshme, të pafalshme dhe të dënueshme njëkohësisht, pasi nuk ka asnjë ndryshim me presionin që kanë ushtruar patronazhistët e Partisë së Punës.

Sa i përket ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama në pushtetin vendor, Haxhimali e cilësoi si të pashembullt, pasi në asnjë vend normal e demokratik të botës, nuk ekziston një praktikë e tillë.

Ka hapur tashmë telashe të tjera Rama, do shkurtohen një pjesë e bashkive dhe kryebashkiakët i ka zënë frika. Jo 6, por Instituti për Bashkitë në raportin e 2024 për  pushtetin vendor, rezulton se 1/3 e të zgjedhurve vendorë kanë probleme me integritetin e korrupsionin, dhe si të tillë janë pjesë e SPAK dhe sistemit të drejtësisë. Për mendimin tim, në këtë gjendje të mungesës së integritetit, mos-stabilitetit për arsye vjedhjesh e dorëheqjesh, të gjithë, duhet të shkojnë në zgjedhje. Nuk ndërtohet arkitektura e shtetit në mënyrë të tillë, kur vetë mazhoranca e destabilizon.

Një jep dorëheqjen, tjetrin në burg, tjetrin e bën ministër. Pushteti vendor ka nevojë për stabilitet, krijohet klimë konfliktuale e acaruese për qytetarët. S’ka një paqe sociale që qytetarët të jenë të angazhuar e të jetojnë të angazhuar në fshatin tonë të mrekullueshëm që shumë shpejt do jemi në Evropë, që s’e besoj shumë. Rrethanat gjeopolitike mund të na nxisin për në BE, duke iu referuar këtij procesi nga vendet që janë integruar më parë, mua më duket se ne jemi shumë larg sa i përket standardeve. S’ka nevojë të ma thotë as Marta, asnjë tjetër.

E pafalshme, e turpshme e dënueshme, ‘hakmarrja patronazhiste’, të më mbash të kakrikuar në këtë lloj gjuhe është e pafalshme. Patronazhistët janë bashkëpunëtorë që paguhen me taksat tona për interesa të PS. Si ndërtohet një shtet me këtë lloj presioni, se do të hakmerren patronazhsistët. Kam ndjesi negative kur më mban me këtë presion. U mësuam me patronazhiostët e Patrtisë së Punës e tani më 2025… pse s’flet për procedurat në bashki, Tepelene, Berat e Mat. Pse s’i vjen keq kryeministrit që i lënë qytetarët pa të zgjedhurin e tyre. Ç’punë ka kryeministri në zyrat e bashkisë e të bëjë bashkë zyrtarët lokalë të partisë, ministrat e  nënkryetarët e bashkisë. Të ma gjejë një shembull, e unë nuk dalë më në Tv. Ma gjej një rast. Janë tejkaluar të gjitha normat e procedurat, është shkel Kushtetuta, ç’është ky rrëmbim, kontroll politik e territorial. Duhet të dalin e t’i thonë mjaft Ramës, dikush nga zyrtarët e bashkisë.

Me këtë pushtet të tepruar s’është çështje Rama, por është e jona. Nëse ne do ta përtypin, bravo i qoftë Ramës e t’i shumëfishojë kontrollet pa përjashtim. Nëse shoqqëria nuk vetë-rregullohet, këto gjëra do mbeten problematike. Arkitektura shtetërore, administrata publike, është një arkitekturë elektorale, që ka ndryshuar dinamikën e votës, përtej të vërtetës e realitetit dhe pluralizmit. Edhe ndryshimin mund ta ndryshojnë përmes patronazhimit, me kulturë demokratike cilësisht të ulët.