Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gara për Tiranën, Besart Xhaferri: Bëj çdo sacrificë për demokratët!
Deputeti demokrat Besart Xhaferri ka treguar se do të ishte i gatshëm të garonte përballë kandidates së Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, në zgjedhjet e ardhshme të Bashkisë së Tiranës. Ndërsa ishte i ftuar në Klan News ai u pyet nëse do të ishte i gatshëm të garonte, Xhaferri u përgjigj: “Unë bëj çdo lloj sacrifice për demokratët kështu që patjetër që do e kisha nderin e jetës sime të garoj kur forumet e partisë vendosin që unë do jem fituesi. Kështu asnjë ndrojtje për këtë gjë.” Megjithatë ai theksoi se Partia Demokratike ka rregullat e saj për përzgjedhjen e kandidatit, të bazuara dhe në statut. Sipas tij, e rëndësishme është të rrëzohet figura e Erion Veliajt dhe modeli i korrupsionit që sipas tij përfaqëson kandidatja...