Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulm i përgjakshëm në një shkollë në Francë, nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një shkollë në Alsace, Francë, kur një nxënës 14-vjeçar sulmoi mësuesen e tij 66-vjeçare me thikë në fytyrë. Sulmi ndodhi mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 8, në Shkollën e Mesme Robert Schuman, në Benfeld, afër Strasburgut, vetëm disa kilometra larg kufirit gjerman. Nxënësi goditi mësuesen në fytyrë, duke e plagosur rëndë, por fatmirësisht jeta e saj nuk është në rrezik. Pas sulmit, ai iku nga shkolla dhe u kap më vonë nga policia në një rrugë midis Benfeld dhe Huttenheim. Sipas raportimeve, gjatë arrestimit ai u plagos në qafë dhe u dërgua në spital me helikopter. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar motivin e këtij sulmi të dhunshëm, ndërsa një ekip emergjence psikologësh është dërguar në...