Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rama nis punën për zgjedhjet: Manastirliu të udhëheqë Tiranën! Ndërhyrje në ujësjellës e prokurime
Edi Rama dhe Orgeta Manastirliu TIRANË-Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me kabinetin e qeverisë, është ndalur te zgjedhjet e reja për Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se kandidatja Ogerta Manastirliu do të jetë fituese. Rama u ndal dhe të kandidaturat e partive të tjera, duke u shprehur se Manastirliu nuk ka rivalë në garë. "Sot të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë, ku me kandidaten e duhur, me ambicien e duhur dhe me organizimin e duhur do të marrim rezultatin e duhur, për t’i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e duhur. Më vjen shumë mirë që kandidatura e Orgetës ka gjetur mbështetjen e familjes sonë të madhe politike, ku të gjithë e çmojnë kandidaten tonë për Tiranën dhe është radha e saj...