Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në NATO, Vlora Hyseni pritet nga Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte
Më 23 shtator 2025, Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel. Në këtë takim ajo u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte. Takimi u zhvillua në një moment delikat për sigurinë euroatlantike, ku pritet intensifikimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe agjencive të inteligjencës së vendeve anëtare për të parandaluar dhe adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar. Top Channel