Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat dhe deputetët ku ka folur rreth vendimit për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama u shpreh se ky vendim i hap rrugë zgjedhjeve të reja, pasi tashmë Tirana prej 7-muajsh është pa një kryetar. Kreu i qeverisë e cilësoi një “bashki kokëkëputur” situatën në të cilën ndodhet aktualisht Bashkia e Tiranës.
Edi Rama: Pas shtatë muajsh pa një kryetar bashkie, u detyruam të ndërmarrim një hap në raport me Erion Veliaj. Këshilli miratoi dje shkarkimin e kryetarit në mungesë prej 7 muajsh duke ju hapur rrugë zgjedhjeve. Janë llomotitur shumë gjëra me ktë hap, por nuk ja vlen të merremi me ata që u ka rënë Diella në kokë. Megjithatë gjyqi i tyre është një temë tjetër. Tirana s’mund të ngrihet si një trup pa kokë.
vijon…
