Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Italia e Shqipëria aksion anti-drogë! 10 në pranga, 2 në kërkim- ‘Koka’ e grupit kapet në Fier
FOTO ILUSTRUESE FIER-Italia dhe Shqipëria kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët antidrogë. Në kuadër të aksionit është goditur një grup kriminal i cili shpërndante drogë në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021. 10 persona janë arrestuar, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. 9 prej urdhërarresteve janë ekzekutuar në Itali, ndërsa kreu i organizatës u prangos në Shqipëri. 41-vjeçari Edi Hoxha, i njohur edhe si Edison Hoxha i arrestuar në Fier, raportohet të jetë personi që koordinonte veprimtarinë kriminale të organizatës. Ndaj ti Gjykata e Firences, me vendimin e vitit 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale, veprimtari e cila dënohet nga Kodi Penal i Italisë, me maksimalisht 24 vjet burgim. Njoftimi i policisë:...