Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U abuzua seksualisht në moshën 16-vjeçare, aktorja Claudia Cardinale: Djali u rrit duke besuar se isha motra e tij, nuk mendova ta hiqja fëmijën
Aktorja e njohur Claudia Cardinale, e cila ndërroi jetë të martën në moshën 87-vjeçare, mbetet një nga figurat më të dashura të kinemasë italiane dhe ndërkombëtare. Ylli i viteve ‘60 nuk ishte vetëm një ikonë e bukurisë dhe talentit, por edhe një grua me një forcë të jashtëzakonshme përballë dhimbjes së heshtur që e shoqëroi për dekada. Pas një paraqitjeje të jashtme plot hijeshi dhe sensualitet, Cardinale mbante një plagë të thellë nga rinia e saj. Në një intervistë të rrallë për Corriere della Sera, ajo rrëfeu se ishte vetëm 16 vjeç ku u përdhunua në Tunis nga një burrë i rritur i panjohur për të. Nga ajo ngjarje e rëndë, ajo mbeti shtatzënë dhe solli në jetë djalin e saj, Patrick. “As për një...