Kremlini: Ukraina gabon nëse mendon se do të rifitojë territoret e humbura

Kremlini: Ukraina gabon nëse mendon se do të rifitojë territoret e humbura

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ai u shpreh se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në gjendje të luftojë dhe të rimarrë të gjitha territoret e saj, erdhi një përgjigje e menjëhershme nga Moska. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi të mërkurën se ekonomia ruse plotëson në mënyrë të përkryer nevojat e ushtrisë dhe se është gabim i madh të besohet se Ukraina mund të rikthejë territoret e humbura. Trump kishte theksuar se ekonomia ruse përballet me probleme serioze dhe se forcat ruse “luftojnë pa qëllim prej 3.5 vjetësh”. Peskov iu përgjigj duke thënë se lufta nuk është pa qëllim, por nisi për shkak të mungesës së gatishmërisë së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian...