“Pyesni Gramoz Ruçin, a ka ndodhur ndonjëherë…”, Niko Peleshi i ‘pret fjalën’ në mes Jozefina Topallit

“Pyesni Gramoz Ruçin, a ka ndodhur ndonjëherë…”, Niko Peleshi i ‘pret fjalën’ në mes Jozefina Topallit

jozefina topalli TIRANË- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në fjalën e saj të parë në Kuvend, e ka nisur me kritika për drejtuesin e seancës Niko Peleshi. Ajo i kërkoi socialistit që të merrte këshilla për drejtimin e seancës nga Gramoz Ruçi, ndërsa fjala iu ndërpre në mes për shkak të minutazhit. “Kushtetuta thotë që Shqipëria është Republikë parlamentare dhe para se të niste seanca e parë dhe e dytë të gjithë deputetet janë betuar mbi këtë kushtetutë. Më pas kanë nisur në mënyrën me brutale shkeljen saj. Futja në rend dite të një dekreti antikushtetues, që më shumë ngjante me një meme, është gjëja më e pabesueshme. Këtu ka deputetë prej vitesh, por mund të pyesni Gramoz Ruçin që a ka ndodhur ndonjëherë të përfshihet në dekret...