Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Agron Malaj e paditi për blerje votash, shtyhet seanca për Xhelal Mziun! Ja kur mbahet e radhës
agron malaj- Xhelal Mziu TIRANË- Seanca gjyqësore në ngarkim të deputetit demokrat Xhelal Mziu, i cili është paditur nga Agron Malaj për veprën penale të “Shpifjes e kryer botërisht” është zhvilluar këtë të mërkurë. Mësohet se në seancën e sotme, avokati i deputetit demokrat Xhelal Mziu, ka pretenduar se deklarata e dhënë nga klienti i tij gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ka qenë në cilësinë e drejtuesit politik të zonës dhe i është referuar informacioneve që atij i kanë ardhur nga strukturat. Marash Logu i kërkoi Prokurorisë së Posaçme t’i vendosë në dispozicion informacionin se në çfarë faze ndodhet hetimi që ka nisur për ngjarjen në Maqellarë dy ditë para zgjedhjeve. Ndërkohë, nga ana tjetër pala mbrojetëse e Agron Malajt, sot deputet...