Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Macron i drejtohet Trump-it: Duhet të ndalosh luftën në Gaza për të fituar çmimin “Nobel për Paqe”
Bota Lajme E Mërkurë, 24 Shtator 2025 09:28 Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron vërtet ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe, atëherë ai duhet ta ndalë luftën në Rripin e Gazës, tha të martën mbrëma presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Duke folur për televizionin francez BFM TV nga Nju Jorku, Macroni tha se vetëm Trumpi e ka fuqinë për të ushtruar trysni ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës. “Nëse ka dikush që mund të bëjë diçka për këtë, atëherë ai është presidenti i SHBA-së”, tha Macron. “Dhe, arsyeja pse ai mund të bëjë më shumë se ne, është sepse ne nuk furnizojmë armë që e bëjnë të mundur zhvillimin e luftës në Gazë. Ne nuk furnizojmë pajisje që e bëjnë të...