Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
NASA do të rikthehet në Hënë, Artemis II do jetë misioni i parë me njerëz prej më shumë se 5 dekadash
NASA ka njoftuar se një ekip astronautësh po përgatitet të udhëtojë rreth Hënës në fillim të vitit të ardhshëm. Ky është misioni i parë i drejtuar nga njerëz në Hënë në pesë dekada, teksa katër astronautë do tw nisen në shkurt për një mision dhjetëditor. Ekipi do të hipë në SLS (Sistemi i Nisjes Hapësinore), një raketë super e rëndë e cilësuar si “themeli për eksplorimin njerëzor përtej orbitës së Tokës”, për një fluturim provë. Misioni është pjesë e një plani që synon të lehtësojë uljet e ardhshme në Hënë dhe misionet e mundshme në Mars. Rëndësia e misionit Artemis II Lakiesha Hawkins, zëvendësadministratore e asociuar e NASA-s, theksoi rëndësinë e misionit të ardhshëm, të njohur si Artemis II, në një konferencë për shtyp të...