Video me Olsi Ramën/ Reagon deputeti Ndoja: Ishim të ftuar në një drekë para 4 vitesh në Kukës…

Video me Olsi Ramën/ Reagon deputeti Ndoja: Ishim të ftuar në një drekë para 4 vitesh në Kukës…

Deputeti demokrat, Arjan Ndoja ka reaguar pas publikimit në portale të një videoje ku ai shihet duke drekuar me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, dhe një grup personash të tjerë. Pamjet kanë ngjallur diskutime dhe aludime, por Ndoja, në një deklaratë publike, ka sqaruar se dreka në fjalë nuk është e ditëve të fundit, por i përket katër viteve më parë. Në reagimin e tij, Ndoja thekson se nuk ka qenë ai organizatori i takimit, por një i ftuar në një drekë të mbajtur më 16 nëntor 2021 në fshatin Bushtricë të Kukësit, të organizuar nga shtetasit Bilbil dhe Hajredin Kastrati. Ai shprehet se nuk kishte arsye të refuzonte ftesën dhe se për të, respektimi i mikpritjes është pjesë e edukatës dhe traditës...