Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përqafimi që shkaktoi divorc/ Merr një tjetër rrjedhë skandali i CEO-s së Astronomer, bashkëshorti i drejtoreshës me të cilën u kap “mat” ndodhej…
Një përqafim i papritur mes Kristin Cabot, drejtoreshës së Burimeve Njerëzore të Astronomer, dhe Andy Byron, CEO i kësaj kompanie, ka shpërthyer në një skandal të paparashikueshëm pas një koncerti të Coldplay në korrik në stadiumin Gillette të Bostonit. Pas incidentit, që u bë viral në TikTok dhe u pa nga miliona përdorues, Kristin dhe Andy u gjetën nën një presion të jashtëzakonshëm – si për jetën e tyre profesionale ashtu edhe për atë personale. Përqafimi mes Kristin dhe Andy – të kapur në kamerat e koncertit dhe të shfaqur në ekranin e madh – shkaktoi një atmosferë të tensionuar. Chris Martin, vokalisti i Coldplay, nuk mundi të mbante një shaka, duke thënë se ata “ose kishin një aferë, ose ishin thjesht shumë të turpshëm”....