13-vjeçari afgan udhëton i fshehur te rrotat e avionit nga Kabuli në Delhi

13-vjeçari afgan udhëton i fshehur te rrotat e avionit nga Kabuli në Delhi

Një ngjarje tronditëse është raportuar nga autoritetet indiane, ku një djalë 13-vjeçar nga Afganistani u zbulua pasi kishte përshkuar një udhëtim të rrezikshëm nga Kabuli në Delhi, i fshehur në pjesën e gomave të uljes së një aeroplani të linjës ajrore Kam Air. Adoleshenti, me origjinë nga qyteti Kunduz në Afganistanin verior, u gjet duke bredhur në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Delhit të hënën, menjëherë pas uljes së avionit. Ai u ndalua nga personeli i sigurisë dhe u mor në pyetje për disa orë përpara se të deportohej sërish drejt Kabulit me të njëjtin fluturim. Sipas burimeve zyrtare, djali u shpreh se e ndërmori udhëtimin nga “kurioziteti”, ndërsa raporti i gazetës Indian Express tregon se ai kishte qëllim të shkonte në Iran dhe nuk ishte në...