Rrëfimi i pazakontë i kreut të KPP: Jonaid Myzyri kërkon falje te priftërinjtë, jo te drejtësia

Rrëfimi i pazakontë i kreut të KPP: Jonaid Myzyri kërkon falje te priftërinjtë, jo te drejtësia

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ka zgjedhur një mënyrë krejtësisht të pazakontë për të përballuar hetimet për aferat e tij të dyshuara korruptive: jo përmes avokatëve apo dokumenteve ligjore, por me rrëfime shpirtërore pranë priftërinjve. Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Myzyri shihet në një “takim shpirtëror” me dy priftërinj në një lokal, duke ndarë me ta jo vetëm kafenë, por edhe barrën e mëkateve të burokracisë. Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, duke ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin me të cilin ai po përballet me drejtësinë. “Je i falur, biri im”, është fraza që i ka mbetur publikut në mendje, ndërsa ironia nuk ka munguar: aty ku nuk arrin ligji, duket se po tentohet falja hyjnore. Myzyri, i...