Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hetimi i piramidave online/ I arrestuari i fundit: Ja si u njoha me skemën, zhvillohej në Telegram
Pas arrestimit te agjenteve që reklamonin investimet ne kripto dhe organizatorit që e përhapi platformën kryesisht ne zonën e Divjakës, Hetuesit ende nuk e dinë se kush ishte ideatori i kësaj skeme mashtruese që futi në kurth qindra shqiptarë. Nga verifikimet dihet vetëm një emër, Leo Smith. Ereledio Shebeku i konsideruar si organizator i kësaj skeme mashtruese u vu në pranga në Rinas sapo mbërriti nga Italia ku ndodhej për kurimin e fëmijës së tij. Ashtu se edhe agjentët e arrestuar më herët, 35-vjeçari nuk ka dhënë detaje në dëshminë e tij duke pretenduar se me këtë platformë u njoh online dhe se nuk ka detyruar askënd për të investuar. Skema zhvillohej në rrjetin social Telegram, ku nëpërmjet agjentëve prezantohej një platformë ku qytetarët duhet...