“Fëmijët” çelin sezonin në teatër/ Në “Metropol” sezoni nis me dramën bashkëkohore, vihet në skenë nga regjisori francez Eric Vigner

“Fëmijët” çelin sezonin në teatër/ Në “Metropol” sezoni nis me dramën bashkëkohore, vihet në skenë nga regjisori francez Eric Vigner

Teatri Metropol çel sezonin e ri artistik me “Fëmijët”, një dramë të fuqishme bashkëkohore, që do të vihet në skenë nga regjisori francez, Eric Vigner. “Është hera e parë që punoj në Teatrin Metropol, është një teatër shumë i veçantë që ka një afërsi të madhe me spektatorin dhe i përkon shumë mirë teatrit që unë bëj në Francë. Kështu mund të përcjellësh më mirë mesazhet dhe emocionet”, tha regjisor Eric Vigner. Një çift inxhinierësh në pension jeton diku në breg të detit pranë një centrali bërthamor të sapoprekur prej një cunami. Një kolege i viziton një mbrëmje vere dhe i bën një propozim të pazakontë… A kemi ne përgjegjësi për trashëgiminë që lëmë pas? Çfarë shkaktojnë zgjedhjet tona? “Është një pjesë që vë në...