Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Erdoğan në OKB me foto nga Gaza: “Ky brutalitet në 2025 është turp për botën”
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, iu drejtua të pranishmëve në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në fillim të fjalimit të tij, ai shprehu pakënaqësinë që presidentit të Palestinës, Mahmoud Abbas, iu ndalua të vinte në New York. Qëndrojmë këtu përpara jush në emër të 86 milionë qytetarëve tanë dhe të vëllezërve e motrave tona palestineze, zërat e të cilëve po përpiqen të heshtën. I ftoj të gjitha vendet që ende nuk e kanë bërë këtë, ta njohin shtetin e Palestinës. Qëllimi i OKB-së është të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ndërsa ne flasim këtu, Izraeli po masakron civilë në Gaza. Numri i civilëve të plagosur në Gaza ka kaluar 65 mijë. Fatkeqësisht, ende nuk dihet numri i personave që ndodhen...