Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Gjenocid në Gaza”, pas deklaratës së kryeministrit Sánchez, Spanja ndalon eksportin e teknologjive ushtarake drejt Izraelit
Qeveria e Spanjës ka miratuar një ndalim të plotë të eksportit të armëve dhe teknologjive ushtarake me përdorim të dyfishtë drejt Izraelit, si pjesë e një pakete masash për të kundërshtuar atë që kryeministri Pedro Sánchez e ka cilësuar si “gjenocid në Gaza”. Në një konferencë për shtyp, ministri i Ekonomisë, Carlos Cuerpo, njoftoi se dekreti ndalon eksportin e çdo materiali ushtarak, si dhe të produkteve dhe teknologjive që mund të përdoren për qëllime ushtarake. Po ashtu, Spanja ndalon edhe importin e këtyre pajisjeve në territorin spanjoll. Përveç kësaj, dekreti ndalon kërkesat për tranzit të karburantit për avionë me përdorim ushtarak, si dhe importin dhe reklamimin e produkteve që vijnë nga vendbanimet izraelite në territoret palestineze të okupuar. Ministri Cuerpo e përshkroi këtë masë si...