Projektligji për barazinë gjinore/ Këshilli Ndërfetar: Bie ndesh me traditën e familjes, 2 gjini: burrë dhe grua

Projektligji për barazinë gjinore/ Këshilli Ndërfetar: Bie ndesh me traditën e familjes, 2 gjini: burrë dhe grua

Këshilli Ndërfetar TIRANË-Projektligji për barazinë gjinore, i cili kërkon zgjerimin e konceptit tradicional burrë-grua, duke përfshirë identitete të tjera gjinore ka hapur një debat në opininin publik, ku shumë qytetarë mendojnë se me anë të këtij projektligji po cënohet familja tradicionale. Edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë) ka deklaruar se është kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”, i cili pritet të marrë miratim në Kuvend. Në një deklaratë të përbashkët komunitetet fetare shprehën shqetësimin e tyre për disa nene dhe përkufizime të projektligjit, që sipas tyre bien ndesh me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare. Në reagim Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thekson rëndësinë e...