Djaloshi fluturon nga Kabuli në Delhi në rrotën e avionit

Djaloshi fluturon nga Kabuli në Delhi në rrotën e avionit

Bota E Martë, 23 Shtator 2025 19:13 Një 13-vjeçar afgan bëri një udhëtim të rrezikshëm nga Kabuli në Delhi, duke u fshehur në pjesën e gomave të uljes së një aeroplani pasagjerësh të Kam Air. Adoleshenti i cili është nga qyteti Kunduz në Afganistanin verior, u gjet duke bredhur në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Delhit pasi avioni u ul të hënën. Ai u ndalua nga personeli indian i sigurisë dhe u mor në pyetje për disa orë përpara se të dërgohej përsëri në Kabul me të njëjtin fluturim. Djali u tha autoriteteve se e bëri udhëtimin nga kurioziteti. 13-vjeçari donte të udhëtonte për në Iran dhe nuk e dinte që fluturimi me të cilin kishte hipur ishte për në Delhi, jo për në Teheran.