Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zyrtare, ora 1.3 milion euro e Mozzikut del të jetë false
Showbiz E Martë, 23 Shtator 2025 18:27 Ora e reperit Mozzik e konfiskuar para një jave në Aeroportin e Prishtinës nga Dogana e Kosovës, del të jetë false. Qëndrimi vjen nga Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, të cilët janë përfaqësues ligjor të markës zvicerane Richard Mille. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kompania ligjore ka konfirmuar se ora e sekuestruar është e falsifikuar, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille. Postimi i plotë Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se: Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat,...