Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PD dhe PS bashkojnë votat, shkarkohet nga detyra kryebashkiaku Erion Veliaj
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar me shumicë votash propozimin për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut Erion Veliajn. PD dhe PS kanë bashkuar votat duke rënë dakord për largimin nga detyra të Erion Veliajt. Në këtë mbledhje nuk kanë votuar Fabjan Topollari, Alfred Muharremi dhe Aldo Merkoçi, si dhe Gaz Paja dhe Joleza Koka që nuk ishin prezentë në mbledhje. Kryetari i këshilltarëve të PS Eridian Salianji gjatë fjalës së tij iu drejtua opozitës duke i thënë se në karrigen e kryetarit sërish do të ulet përfaqësues nga PS. “Ju respektova dhe ju a kuptoj dhe buzëqeshjen dhe lumturinë. Dhe sot shijoni ditën deri në fund, por këtu do jemi që në atë karrige do të ulet prapë një kryetar Bashkie i Partisë Socialiste me...