Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Një fund i pashmangshëm dhe i merituar për një politikan të korruptuar, në xhep dhe në shpirt
Nga Belind Këlliçi Një fund i pashmangshëm dhe i merituar për një politikan të korruptuar, në xhep dhe në shpirt. Sot, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, u zhvillua seanca për shkarkimin e kreut të 5D, Erion Veliaj, tashmë prej muajsh në burg. Ky është vetëm formalizimi i fundit i një modeli politik të degraduar, mbështjellë me propagandë dhe zhveshur nga çdo identitet. Ky akt mbyll një proces të gjatë politik dhe ligjor. Për 44 javë me radhë, Partia Demokratike dhe opozita kanë protestuar përpara Bashkisë së Tiranës, duke faktuar hajdutërinë e pashembullt të inceneratorit fantazmë, makinerinë korruptive “5D”, si dhe krimin kundër trashëgimisë e kujtesës së qytetit, me shembjen e Teatrit Kombëtar, zhbërjen e mushkërive të gjelbra të Tiranës dhe mbi të gjitha vendosjen e...